Lamtumirë Juventus, ja ku pritet të transferohet Higuain

12:06 | 14 Qershor 2020

Higuain mund të kalojë në Marseille.

Fabrizio Ravanelli është zotuar se do ta marrë sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain, me vete në Marseille, nëse bëhet drejtor sportiv i klubit francez.

Higuainit i mbaron kontrata me Juven në verën e ardhshme dhe ripërtëritja e saj duket e pamundur, transmeton Gazeta Express.

Ka shumë mundësi që Higuain të kthehet në River Plate në vendlindje, po ashtu.

Por Ravanelli është i bindur se mund ta dërgojë 32-vjeçarin në Marseille me një kusht.

“Sikur të ishte drejtor sportiv i Marseille? Do ta sillja në klub Higuainin”, tha ish-sulmuesi i Italisë për L’Equipe.

“Nuk e di nëse do të vinte me mua.. Higuain do të ishte lojtar i rëndësishëm për ta ndihmuar Marseillen në Ligën e Kampionëve dhe ai mund të lejohet të largohet këtë verë”, shtoi ai.

“Mbase ai do të qëndrojë, por unë mendoj se mund ta marrë në Marseille në huazim”, shtoi ai.

Komento: