Lamtumirë Juventus, Mandzukic po transferohet te gjiganti gjerman

13:02 | 15 Gusht 2019

Mario Mandzukic është në listën e largimeve të mundshme nga Juventus dhe siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, sulmuesi kroat gjithnjë e më shumë është i bindur të kthehet në Bundesliga, duke preferuar Bayern Munich ndaj Borussia Dortmund, pavarësisht se këta të fundit kanë paraqitur një ofertë te Bianconeri, përcjell ORAinfo.

Për reprezentuesin kroat këtë verë, ka pasur disa oferta, përfshirë edhe skuadra të mëdha evropiane.

E ardhmja e kroatit pritet të vendoset Brenda këtyre ditëve larg Torinës. /ORAinfo/

Komento: