Lamtumirë Juventus, Moise Kean po transferohet të gjiganti evropian

10:02 | 06 Prill 2019

Real Madrid është duke synuar transferimin e sulmuesit të ri të Juventusit, Moise Kean.

19 vjeçari është duke shkëlqyer kohëve të fundit të ‘Zonja e Vjetër’. Paraqitja e tij ju ka ran ë sy edhe drejtuesve të Real Madridit të cilët kanë nisur përpjekjet për sjelljen e tij në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell ORAinfo.

Në gjashtë paraqitjet e fundit të Serie A, Kean ka shënuar katër herë.

Mediat në spanjë raportojnë se Real e sheh Kean si një transferim të mundshëm, nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re me Juventusin shumë shpejt.

Është shumë e mundshme që Juventus të përfundojë shitjen e lojtarit në verë, nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re, pasi marrëveshja e tij e tanishme skadon në verën e vitit 2020. /ORAinfo/

Komento: