Një lëvizje tjetër pritët të bëhet nga Juventus në drejtim të Arsenalit.
Arsenal dëshiron ta transferojë portierin e Juventusit, Emil Audero.
22-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, andaj skuadra londineze e do transferimin e tij, përcjell lajmi.
Audero shihet te Arsenal si zëvendësues i Peter Cech, që paralajmëroi ditë më parë pensionimin nga futbolli.
Portieri i talentuar nuk është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Juventusit, andaj me gjasë do ta preferojë kalimin te Arsenal.