Lamtumirë Juventus, Rugani transferohet në Premierligë

10:52 | 06 Dhjetor 2018

Juventus nuk i ka siguruar vendin e titullarit Daniele Ruganit, andaj lojtari dëshiron të largohet.

Mbrojtësi italian ishte shënjestër e Chelseas, mirëpo ‘Zonja e Vjetër’ refuzoi shitjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Rugani ka kërkuar nga Juventus që ta lë të lirë të largohet, ndërsa blutë ende qëndrojnë në garë për të.

Me gjasë, Chelsea do të tentoj ta transferojë italian në janar, duke ditur problemet e mëdha që kanë në mbrojtje.

Komento: