Lamtumirë Juventus, ylli i madh i thotë “PO” gjigantit evropian

23:11 | 21 Qershor 2019

U transferua në verën e kaluar nga Juve, por do të largohet këtë afat kalimtar në drejtim të Premier League.

Joao Cancelo do të largohet nga Juventusi për të firmosur me Manchester Cityn. Mbrojtësi portugez u ble nga Valencia sezonin e kaluar për një shifër rreth 40 milionë euro dhe tashmë do shitet.

Bardhezinjtë kërkojnë të paktën 60 milionë euro, ndërsa City jep 50 milionë euro plus bonuse.

Një distancë e vogël, por palët duken drejt mbylljes së marrëveshjes. Skuadra e Guardiolës është në pritje të largimit të Danilos dhe më pas do të mbyll përfundimisht çështjen Cancelo. Drejtori i Juventusit ka udhëtuar në Angli për të mbyllur tratativën me homologët e tij.

Komento: