Paulo Dybala pritet të largohet nga Juventus gjatë afatit të verës.
Dybala nuk është i lumtur me minutazhën e ofruar nga Maxi Allegri, andaj do të largohet në verë.
Bayern Munich e dëshiron transferimin e sulmuesit argjentinas, por që duhet të ofroj një shumë mbi 100 milionë euro, përcjell lajmi.
Skuadra gjermane e di se situata e Dybalas te Juventus është e ndërlikuar, andaj dëshiron t’i marrë shërbimet e tij qysh në verë.
‘Zonja e Vjetër’ ka bërë me dije se ata janë të gatshëm ta shesin argjentinasin, por që kërkojnë mbi 100 milionë euro.