Lamtumirë Lazio, Starkosha te gjiganit evropain – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Lazio, Starkosha te gjiganit evropain

22:43 | 25 Maj 2019

Thomas Strakoshën, mund të përfudnojë në Premier League.

Nuk kanë fund zërat e merkatos për Thomas Strakoshën. Portieri i kombëtares sonë që nga muaji janar është në qendër të vëmendjes së ekipeve angleze. Gardiani i ditëlindjes 1995, shihet si një nga portierët më të mirë në qarkullim dhe për pasojë ai ka përfunduar edhe në listën e Tottenhamit prej kohësh, por pa harruar edhe skuadra të tjera.

Intersimi i “Spursave” është konkret, teksa sipas tabloidit “The Sun”, ata janë të gatshëm që të ofrojnë 40 milionë euro për të bindur Lazion që ta lërë të lirë. Një shifër e tillë duket e mjaftueshme për Taren dhe Lottiton, që kishin vendosur këtë kufi për të filluar negociatat për të ardhmen e tij.

Strakosha mund t’i thotë po një aventure në Premier League, për më tepër që do të bëhet pjesë e klubit që ka stadiumin dhe fushat stërvitore më moderne në Europë.

Do të ishte një hap gjigan

Komento: