Lamtumirë Man United, kjo pritet të jete skuadra e Ronaldos pas janarit

14:47 | 14 Nëntor 2022

E ardhmja e yllit portugez, Cristiano Ronaldo mund të jetë në Chelsea.

Tifozët e futbollit në të gjithë botën u zgjuan me një lajm tronditës kur Cristiano Ronaldo zbuloi disa gjëra në intervistën e tij me Piers Morgan.

Sulmuesi portugez akuzoi që skuadra e Man United e ka tradhtuar atë, për trajnerin e ekipit tha që nuk ka respekt, pasi nuk e gëzon atë nga holandezi.

Tutje, foli edhe për humbjen e vajzës së tij, Wayne Rooney, për kohën e tij te Real Madridi dhe disa tema të tjera u përfshinë.

Tani sipas ‘Evening Standards’, Ronaldo do të jetë në kërkim të një shtëpie të re pas Kupës së Botës në Katar dhe duket se Chelsea mund të jetë kryesuesi për të marrë shërbimet e tij.

Pronari i Chelseat, Todd Boehly më parë donte të blinte Ronaldon, por nuk mundi për shkak të mungesës së interesit të Thomas Tuchel.

Tani me ‘Stamford Bridge’ që po përjeton një ndryshim në strukturën menaxheriale, Boehly mund të përmbushë dëshirat e tij për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon në janar.

Komento: