Mesfushori i Brazilit, Fred, do të largohet nga Manchester Unitedi por jo edhe nga kampionati i Anglisë, përcjell “Daily Mail” të hënën.
Bëhet e ditur se Fred do t’i bashkohet Fulhamit, ekip që parimisht ka arritur marrëveshje me Unitedin për transferimin e tij.
Mësohet se Fulhami do të paguajë mbi 15 milionë euro për 30-vjeçarin, i cili ka kontratë me Unitedin deri në vitin e ardhshëm.
Fred do të largohet nga Unitedi pasi nuk bën pjesë në planet e klubit dhe me Fulhamin do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit.
Këtë edicion Fred ka 6 gola e po aq asistime në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Shakhtar Donetsku.