Lamtumirë Milan

22:47 | 24 Prill 2019

Lazio e mund Milanin në ‘San Siro’, kalon në finale të Kupës së Italisë.

Lazio është skuadra e parë që siguron kalimin në finale të Kupës së Italisë për sezonin 2018/2019.

Skuadra nga kryeqyteti italian, ka arritur të mposht minimalisht 0-1 Milanin në ‘San Siro’ në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për Kupën e Italisë.

Golin e kualifikimit në finale për Lazion e shënoi Joaquin Correa në minutën e 58’ të ndeshjes.

Ndeshja e parë në ‘Olimpico’ kishte përfunduar barazim 0-0.

Komento: