Lamtumirë Milan, agjenti e ofron Çalhanoglun të top klubet evropiane

14:31 | 08 Nëntor 2020

Hakan Çalhanoglu mund të largohet qysh në janar nga Milan.

Rinovimi i sulmuesit Hakan Çalhanoglu me AC Milanin shihet si i kompletuar dhe agjenti e ka ofruar të top klubet evropiane.

Manchester Unitedi cilësohet si klubi më i interesuar për turkun, që i skadon kontrata në fundin e edicionit.

Me kontratën momentale Çalhanoglu fiton 2.5 milionë euro për sezon, derisa agjenti ka kërkuar 6 milionë euro për sezon, transmeton lajmi.

Sidoqoftë, negociatat mes klubit dhe lojtarit vazhdon me shpresën që sulmuesi të mbetet në “San Siro”.

26-vjeçari ka regjistruar katër gola dhe katër asistime në 10 paraqitje këtë edicion.

Komento: