Lamtumirë Milan, Calabria befason me klubin e ri

19:32 | 22 August 2020

Real Betis e ka seriozisht transferimin e Davide Calabria.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Tuttosport, që ka konfirmuar zërat e fundit që e çojnë mbrojtësin italian në Ligen spanjolle.

Milani me kohë ka bërë me dije se është gati të dëgjojë të gjitha ofertat në ardhje për Calabria-n.

Qëllimi i kuqezinjve është të fitojnë nga shitja, dhe të marrin në vend të tij, një të jashtëm të djathtë me kualitet me të madh dhe me më shumë eksperiencë.

Betis e provojnë, ndërkohë Milani ka bërë të njohur çmimin e kartonit të Calabria-s.

Do të duhen të pakten 13-15 milionë euro për të hapur rrugen e marrëveshjes për lojtarin.

Në këtë rast klubi kuqezi është i fituar pasi Calabria është një element “shpenzim zero”, duke qenë se është rritur në sektorin e të rinjve të Milan.

Komento: