Lamtumirë Milan, Kessie drejt Barcelonës

22:03 | 10 Shkurt 2022

Franck Kessie drejt përforcimit të mesfushës së Barcelonës.

Barcelona tashmë ka filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm, me vëmendjen e tyre që është kthyer nga lojtarët që ju skadon kontrata në verën 2022, me një numër lojtarësh që janë në treg, por njëri prej më të mirë pritet të jetë Franck Kessie, i cili do ta forconte tepër mesfushën e Blaugranas.

Joan Laporta dhe depertamenti teknik shpreson që të përforcohet në tri zona të fushës në verë, me Erling Haaland që ende synohet për ta transferuar në sulm, pavarësisht çmimit astronomik të tij.

Kessie ka qenë i shkëlqyeshëm prej që kaloi nga Atalanta në AC Milan, por më shumë gjasë do të largohet nga San Siro me t’i përfunduar kontrata e tij më 30 qershor.

Los Cules janë duke e përcjellë që disa kohë futbollistin e Bregut të Fildisht, i cili po ashtu thuhet se është i interesuar për këtë lëvizje, pavarësisht interesit të Paris Saint-Germain dhe Liverpool.

Sipas Transfermarkt, nëse Kessie nuk do të jetë i lirë në afatin e transferove, vlera e tij pritet të jetë diku afër 40 milionë euro, që do të ishte një përforcim me një vlerë të madhe për mesfushën e Barcelonës.

Sergio Busquets nuk mund të luajë përgjithmonë dhe ai mbush 34 vjet në qershor, Xavi ende ka besim në veteranin por ai e di se është më së e nevojshme që të këtë një zëvendësim të kualtetit të lart, një gjë që nuk ka ndodhur prej që ai u largua nga klubi, apo kur Andres Iniesta u largua për në Japoni.

Kessi, megjithatë, më shumë konsiderohet mesfushorë qendre prej dallim nga spanjolli. Ai po ashtu ka shënuar pesë gola në këtë sezon, në Serie A dhe Ligën e Kampionëve kurse një vit më parë shënoi 14 gola, një cilësi që do t’i shtonte një tjetër dimension skuadrës së Xavit.

Komento: