Lamtumirë Milan, Kessien sot po transferohet në Premierligë

13:24 | 08 Gusht 2019

Franck Kessie pritet të largohet sot nga Milano.

Wolverhampton Wanderes raportohet të ketë arritur një marrëveshje prej 28 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.

Bazuar në Sportitalia, Wolves do të paguajnë deri në 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e Kessies.

E gjithë barra tani është te skuadra në Premierë Ligë për të diskutuar edhe kushtet personale me mesfushorin.

Milani së fundmi ka paguar 24 milionë euro te Atalanta për të bërë huazimin dy vjeçar të 24-vjeçarit të përhershëm.

Megjithatë, profili i tij nuk duket se shkon me vizionin e Marco Giampaolos për mesfushën e “Rossonerëve”.

Komento: