Lamtumirë Milan, këto dy skuadra e kërkojnë Donnarumman

09:21 | 21 April 2020

PSG dhe Chelsea nuk heqin dorë nga transferimi i Donnarummas.

Paris Saint-Germain dhe Chelsea anë të fokusuar në transferimin e Gianluigi Donnarummas nga Milani me të përfunduar ky edicion.

Rossonerët nuk llogarisin më në portierin dhe janë të gatshëm të shesin atë për një shumë rreth 50 milionë euro.

Sipas Tuttosport, skuadra franceze është e gatshme që të përfshijë në bisedime Alphonse Areolan në çdo marrëveshje të mundshme.

Në anën tjetër, Chelsea ka hequr dorë nga Kepa Arrizabalaga dhe janë po ashtu të gatshëm që të dërgojnë atë në San Siro.

Areola aktualisht është në huazim te Real Madridi deri në fund të këtij sezoni, e që mund të kalojë në Serie A.

Por, Milani thuhet se kërkon vetëm të holla dhe asnjë shkëmbim tjetër, derisa ka katër opsione në listë për të zëvendësuar italianin.

Komento: