Lamtumirë Milan, largohet lojtari që nuk pritej

12:44 | 06 Maj 2022

Saelemaekers do të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Alexis Saelemakers do të largohet nga skuadra e Milanit në fund të këtij sezoni.

Mesfushori ofanziv i “rossonerëve” duket se nuk ka bindur mjaftueshëm me performancat e tij.

Milani është gati t’i dëgjojë ofertat për lojtarin që u mor nga Anderlechti.

Gjatë këtij sezoni me “kuqezinjtë”, belgu ka shënuar një gol dhe tri asistime në 33 paraqitjet e tij në Serie A.

Bazuar në të dhënat e Transfermarkt, vlera aktuale e lojtarit është diku rreth 18 milionë euro.

Komento: