Roma arrin marrëveshje me Bonaventurën.
Giacomo Bonaventura do të largohet nga Milani në fund të sezonit.
Mesfushori italian do t’i japë fund aventurës së tij te Rossonerët pas gjashtë viteve qëndrim në San Siro.
30-vjeçarit i skadon kontrata me Rossonerët dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e sja.
Megjithatë mesfushori italian ka gjetur akordin me Romën, për t’iu bashkuar Giallorosëve nga edicioni i ardhshëm.
Ka qenë agjenti i lojtarit Mino Raiola që ka kryer marrëveshjen me klubin kryeqytetas.
Bonaventura do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Romën, ndërsa do të fitojë pagë prej 2,5 milionë euro në sezon.
Vlen të theksohet se për lojtarin ishtin në garë edhe Torino dhe Fiorentina.