Rebiç zyrtarizohet sot tek Besiktas
Ante Rebiç do të udhëtojë gjatë ditës së diel në Turqi, për t’u zyrtarizuar si lojtari më i ri i Besiktas, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Milan do t’i përfitojë rreth 1.5 milionë euro përfshirë edhe bonuset, ndërsa kroati ka pranuar kontratë 2 vjeçare me pagë vjetore 2.5 milionë euro.
Rebiç kishte ofertë edhe nga klubet arabe, megjithatë sulmuesi anësor ka preferuar ligat evropiane