Sulmuesi i Milanit Fabio Borini njoftohet se do të bashkohet me klubin kinez Shenzhen FC për një marrëveshje të përhershme.
Sipas Calciomercato agjenti i Borini është nisur për në Hong Kong, ku do të takohet me zyrtarë të Shenzhenit për të detajuar marrëveshjen.
Faqja e internetit shpjegon se ekipi kinez është serioz rreth nënshkrimit me italianin, pasi edhe lojtari është i kënaqur me interesimin e klubit kinez.
27-vjeçari ishte një nga 11 lojtarët që u bashkua me Milanin në verën e vitit 2017, duke shënuar vetëm gjashtë gola për Rossonerët.
Kjo paraqitje e dobët i ka bindur drejtuesit e Milan që të heqin dorë përfundimisht nga ai. /ORAinfo/