Lamtumirë Milan, sulmuesi transferohet gjatë janarit në Kinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Milan, sulmuesi transferohet gjatë janarit në Kinë

15:46 | 27 Dhjetor 2018

Sulmuesi i Milanit Fabio Borini njoftohet se do të bashkohet me klubin kinez Shenzhen FC për një marrëveshje të përhershme.

Sipas Calciomercato agjenti i Borini është nisur për në Hong Kong, ku do të takohet me zyrtarë të Shenzhenit për të detajuar marrëveshjen.

Faqja e internetit shpjegon se ekipi kinez është serioz rreth nënshkrimit me italianin, pasi edhe lojtari është i kënaqur me interesimin e klubit kinez.

27-vjeçari ishte një nga 11 lojtarët që u bashkua me Milanin në verën e vitit 2017, duke shënuar vetëm gjashtë gola për Rossonerët.

Kjo paraqitje e dobët i ka bindur drejtuesit e Milan që të heqin dorë përfundimisht nga ai. /ORAinfo/

Komento: