Lamtumirë Milan, ylli i madh largohet në verë

13:33 | 02 Mars 2020

Përveç bisedimeve për rinovimin me Donnarumman apo Ibrahimovic, agjenti Mino Raiola ka nisur bisedimet me drejtuesit e Milanit edhe sa i përket situatës Giacomo Bonaventuras, kontrata aktuale e të cilit përfundon në qershor.

Nëse situata për portierin dhe gjigandin e sulmit, duket pozitive, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesfushorin.

Aventura e ish-lojtarit të Atalantës te kuqezinjtë duket drejt fundit, pasi për momentin drejtuesit e klubit nuk kanë për qëllim që t’i ofrojnë një kontratë të re.

Mesfushori 30-vjecar luan që nga viti 2014 me fanelën e Milanit, ndërkohë që këtë sezon ai ka shënuar 2 gola në 16 takime të luajtura në Serie A.

Komento: