Lamtumirë Milinkovic-Savic

11:25 | 30 Korrik 2019

Lazio do të marrë në konsideratë ofertat për Sergej Milinkovic-Savic mes interesit të transferimit nga Manchester United.

Mesfushori është lidhur shumë me një transferim në Old Trafford dhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito pranon se klubi do të shesë nëse ata marrin çmimin e duhur, përcjell ORAinfo.

Milinkovic-Savic është sugjeruar si një zëvendësim i mundshëm për Paul Pogba, dhe Ole Gunnar Solskjaer mendohet se është i interesuar për 24-vjeçarin.

Vlera e transferimit që do të paguajë Manchester United për Milinkovic-Savic mendohet të jetë në rreth 80 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: