Lamtumirë Piolo, Milan po e kthen në skuadër trajnerin e madh

12:21 | 11 Shkurt 2020

Milan ka të ngjarë të ndajë rrugët me Stefano Pioli dhe të gjejë një trajner të ri, përveç nëse rëndit mrekullisht skuadërën në vendin e katërt në kampionatin italian.

Kuqezinjtë filluan sezonin me Marco Giampaolo në krye, por ai qëndroi vetëm shtatë ndeshje dhe u zëvendësua nga Pioli në tetor, përcjell ORAinfo.

Përkundër konsensusit të përgjithshëm që ka pasur një përmirësim të dukshëm në shfaqjet nën drejtimin e Piolit, po nuk ka pasur një përmirësim të madh në rezultate pasi 50-vjeçari ka fituar vetëm tetë nga 18 ndeshjet e tij të para në krye të Milanit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Pioli tashmë është praktikisht i sigurt për t’u larguar në fund të sezonit.

Kontrata e tij do të thotë që Milani ka mundësinë që të mos vazhdojë me të në rast të moskualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Është interesante, raporti shton se për momentin emri i favorizuar është Max Allegri, i cili është ende papunë pasi la Juventusin në fund të sezonit të kaluar. /ORAinfo/

Komento: