Lamtumirë Pogba, United gjen zëvendësuesin e francezit

09:20 | 11 Dhjetor 2019

Manchester United, është gati të lejojë Paul Pogba të largohet në fund të sezonit dhe ka identifikuar dy objektiva për ta zëvendësuar atë.

Mesfushori francez ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga skuadra e Premier League në mes të interesit nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus,përcjell ORAinfo.

United është i gatshëm të sanksionojë një marrëveshje dhe po shikon yllin e Ajax, Donny van de Beek dhe Saul Niguez të Atletico Madrid për të zënë vendin e Pogba./ORAinfo/

Komento: