Lamtumirë PSG!

19:45 | 12 Qershor 2022

E ardhmja e Mauricio Pochettino është shumë larg Paris Saint-Germain.

Sipas ‘The Athletic’, të dyja palët kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund kontratës që i lidh deri në vitin 2023, përcjell ORAinfo.

Mauricio Pochettino është shumë pranë largimit nga Paris Saint-Germain. Që nga fundi i sezonit, si trajneri argjentinas ashtu edhe bordi kanë analizuar në disa raste se çfarë ka ndodhur dhe si do të përballen sezonin e ardhshëm, por duket se rrugët e tyre do të jenë të ndryshme.

Sipas informacioneve të ‘The Athletic’, tashmë ka një marrëveshje mes Pochettino-s dhe PSG-së për ndërprerjen e kontratës së trajnerit, e cila nuk skadon deri më 30 qershor 2023./ORAinfo/

Komento: