Lamtumirë PSG, Di Maria i ofrohet këtyre tri ekipeve

19:01 | 08 Mars 2022

Di Maria i ofrohet Atleticos, Juventusit dhe Barcelonës

Sipas të gjitha gjasave, Angel Di Maria do të largohet si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të kësaj vere.

Kontrata e argjentinasti me parisienët skadon më 30 qershor të këtij viti, teksa ky pritet të jetë sezoni i fundit i tij në “Parc des Princes”.

“El Nacional” ka raportuar sot se tashmë përfaqësuesit e lojtarit ia kanë ofruar shërbimet e tij disa klubeve të mëdha evropiane, pasi atij nuk pritet t’i ofrohet njnë kontratë e re nga PSG.

Në raport përmenden Atletico Madrid, Juventus dhe Barcelona.

Megjithatë, trajneri i Barçës, Xavi, thuhet se nuk është interesuar për shërbimet e 34-vjeçarit.

Por, “Zonja e Vjetër” dhe “Los Colchoneros” pritet ta konsiderojnë seriozisht këtë opsion.

Transferimi në Itali do të ishte një aventurë e re për Di Marian, teksa në Spanjë ka luajtur më herët te rivali lokal i Atletico Madridit, Real Madridi.

Komento: