Herrera shkëput kontratën me PSG-në, pritet rikthimi i tij te klubi spanjoll
Ander Herrera është gjithnjë e më afër rikthimit te Athletic Bilbao në La Liga.
Pas disa javë negociatash, Paris Saint-Germaini ka pranuar që të lirojë mesfushorin nga kontrata, e cila ishte e vlefshme deri më 30 qershoë 2024.
Pas prishjes së kontratës, Herrera do të rikthehet te Bilbao si lojtar i lirë këtë muaj – ka raportuar “Le Parisien”.
33-vjeçari u vendos në një listë të largimeve nga “Parc des Princes” pas ardhjes së trajneri, Christophe Galtier, i cili po punon rreth rifreskimit të skuadrës kampione.
Tani, ish-mesfushori i Real Zaragozas e Manchester Unitedit pritet që të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare me baskët, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.
Ander Herrera te Athletic Bilbao luajti nga viti 2011 deri më 2013.