Adrien Rabiot, e ka humbur vendin e tij në skuadrën Paris Saint-Germain.
Trajneri i PSG-së Thomas Tuchel, ka mohuar të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje midis tyre, shkruan Goal.
Është raportuar se drejtori sportiv i kësaj skuadre më herët e ka akuzuar Rabiotin duke thënë se e kishte mashtruar ekipin.
Por Tuchel thotë se pezullimi i tij nga skuadra erdhi si pasoje e performancës së tij dhe jo për ndonjë arsye tjetër.
Këtë situatë pritet ta shfrytëzojnë Milan dhe Barcelona të cilat e dëshirojnë lojtarin në ekipin e tyre. mbetet të shihet se cila do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e yllit francez.