Lamtumirë PSG, Rabiot i bashkohet gjigantit evropian

10:12 | 22 Dhjetor 2018

Adrien Rabiot, e ka humbur vendin e tij në skuadrën Paris Saint-Germain.

Trajneri i PSG-së Thomas Tuchel, ka mohuar të ketë pasur ndonjë mosmarrëveshje midis tyre, shkruan Goal.

Është raportuar se drejtori sportiv i kësaj skuadre më herët e ka akuzuar Rabiotin duke thënë se e kishte mashtruar ekipin.

Por Tuchel thotë se pezullimi i tij nga skuadra erdhi si pasoje e performancës së tij dhe jo për ndonjë arsye tjetër.

Këtë situatë pritet ta shfrytëzojnë Milan dhe Barcelona të cilat e dëshirojnë lojtarin në ekipin e tyre. mbetet të shihet se cila do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e yllit francez.

Komento: