
Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardi, Wanda Nara me shaka la të kuptohet se sulmuesi 26-vjeçar i PSG mund të transferohet në Napoli në verën e ardhshme.
Sulmuesi argjentinas ishte shumë i lidhur me një transferim në klubin Aurelio De Laurentiis më herët gjatë verës, përpara se të pranonte një transferim huazimi te gjigantët e Ligue 1 Paris Saint Germain në ditën e afatit të transferimit,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Wanda Nara sugjeroi që një surprizë mund të ndodh.
“Paratë që Napoli nuk i ka harxhuar për Icardi janë ende , kështu që në janar mund të vijnë disa surpriza “, ka thënë Wanda./ORAinfo/