
Navas është bërë me skuadër të re.
Keylor Navas do të jetë portieri i ardhshëm i PSG-së. Sikurse raporton Marca, në ditët e ardhshme, “gardiani” do firmosë me kampionët e Francës.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, ka bërë gjithçka për të mbajtur portierin në skuadër dhe i ka thënë atij se do i garangojë më shumë minuta, por tashmë duket se portieri e ka marrë vendimin për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll.
Kujtojmë që në fitimin e 3 titujve të Champions League radhazi, Keylor Navas ishte një nga pikat më të forta të ekipit të Realit. Mbetet për t’u parë tashmë se kur do të ndodhë zyrtarizimi.