Lamtumirë Real, Navas arrin te skuadra e re

16:25 | 02 Shtator 2019

Navas tashmë ka skuadër të re.

Keylor Navas do të luajë në sezonin e ri te skuadra e PSG-së. Portieri ka udhëtuar drejt Parisit dhe është pritur nga drejtuesit e klubit.

Ai do të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me Alphonse Areola dhe “Los Blancos”, ku madrilenët do të përfitojnë dhe 15 milionë euro.

32-vjeçar u shoqërua nga bashkëshortja dhe djali në Paris. Aty ka pozuar dhe me fanellën e re duke mbyllur çdo aludim. Navas do të kalojë dhe testet mjekësore dhe do të nisë stërvitjen me ekipin, ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Komento: