Lamtumirë Sarri, ky do të jetë trajneri i Chelseas

14:47 | 19 Mars 2019

Rrugët e Maurizio Sarri dhe Chelsea nuk kanë qenë kurrë aq larg pas humbjes 0-2 ndaj Evertonit të dielën.

Sipas Gazzetta dello Sport, Blues tashmë janë duke kërkuar zëvendësimin e mundshëm për verën e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetës me qendër në Milano, Chelsea është gati të përqëndrohet në asistentin anglez Steve Holland si një teknik i përkohshëm, për t’u fokusuar më pas në emër të madh, me katër emra në listën e ngushtë: Nuno Espirito Santo, Laurent Blanc, Massimiliano Allegri dhe John Terry.

Sarri është nën presion të madh në Stamford Bridge, pasi skuadra e tij aktualisht është në vendin e 6 në renditje, 3 pikë larg Arsenalit dhe një spot të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, në Ligën e Evropës, Chelsea janë në një drejtim shumë më të mirë, me Blues tashmë në çerekfinale të konkurrencës në të cilën ata do të përballen me Slavia Pragë.

Vlen të përmendet se fituesi i Europa League ka një vend të garantuar në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. /ORAinfo/

Komento: