Lamtumirë Sarri! Ky është trajneri i ri i Chelseas

22:51 | 01 Mars 2019

Chelsea duhet të veprojë shpejt nëse dëshirojnë ta emërojnë, Zinedine Zidane si trajner të tyre, pasi Juventusi është pas ish-trajnerit të Real Madridit.

Juventusi mund të humbasë Massimiliano Allegri pasi ai me gjasë do ta fiton titullin e pestë të tij në Serie A, por nga bianconerët duan fitimin e Champions League përcjell ORAinfo.

Ndërsa Chelsea ka Zidane si zgjedhjen e tyre të parë për të zëvendësuar Maurizio Sarri, ish-ylli i Juventusit nuk e ka fshehur simpatinë e tij për klubin e tij të vjetër dhe do t’i preferonte ata të Bluve nëse të dy punët ishin në dispozicion./ORAinfo/

Komento: