Lamtumirë Solskjaer, këta janë 5 trajnerët qe mund ta zëvendësojnë

18:51 | 03 Nëntor 2020

Solskjaer afër shkarkimit, këta janë pesë pasuesit e mundur.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është në presion të madh dhe ndoshta mund të shkarkohet nga posti.

Pavarësisht dy super paraqitjeve në Ligën e Kampionëve, “Djajtë e Kuq” nuk janë duke arritur të gjejnë formën e duhur në Premierëligë, përcjell lajmi.

Unitedi renditët në pozitën e 15-të derisa në katër ndeshjet e fundit në shtëpi nuk dinë për fitore, duke numëruar tri humbje.

Tani, bordi i gjigantit anglez është duke konsideruar shkarkimin e teknikut norvegjez, kurse janë mësuar edhe pesë pasuesit e mundshëm.

1.Mauricio Pochettino

Pochettino që një kohë është i lidhur me Unitedin dhe Real Madridin. Argjentinasi është i papunë që nga shkarkimi prej stolit të Tottenhamit.

Dje gjithashtu ai konfirmoi se është duke pritur me padurim projektin e radhës.

2.Massimiliano Allegri

Tjetër trajner i njohur që është i papunë që prej kohës kur u largua nga Juventusi në edicionin 2018/19.

Allegri fitoi pesë herë radhazi Seria A, por u largua meqenëse nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve.

3.Julian Nagelsmann

Edicionin e kaluar shkëlqeu me RB Leipzig duke pasur mesataren prej 58.2 përqind në fitore.

Kjo ka bërë të jetë në listën e shkurtër të Unitedit.

4.Ralph Hasenhuttl

Këtë sezon Hasenhuttl ka formuar skuadër të mirë me Southamptonin duke fituar katër nga shtatë ndeshjet e para dhe humbur vetëm dy.

Momentalisht, Southampton renditët në pozitën e tretë në tabelë, gjashtë pikë më pak se Liverpooli.

5.Laurent Blanc

Blanc shihet si emër befasues në listën e gjigantit anglez dhe për çudi është befasues para Diego Simeones dhe Luis Enriques.

Ky i fundit është i papunë që prej kohës kur u largua nga stoli i PSG-së në vitin 2016.

Komento: