Lamtumirë Spalleti, Inter dridh Serie A me trajnerin e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lamtumirë Spalleti, Inter dridh Serie A me trajnerin e ri

08:10 | 01 Shkurt 2019

Inter pritet të bëhet me trajner të ri.

Për shkak të rezultateve të dobëta Luciano Spalletti është duke i kaluar ditët e fundit në postin e trajnerit të Interit.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, i bashkuar me rezultatet e dobëta në Serie A dhe eliminimin tjetër nga Coppa Italia pritet të përcillet me shkarkimin e tij nga “Nerazzurrët”.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit nga Milano tashmë kanë filluar kontaktet me kandidatin kryesor për trajner të ri, përcjell lajmi.

Antonio Conte mbrëmë është parë pranë selisë së Interit duke reaguar me një: “Pa koment”, ndaj spekulimeve në lidhje me angazhimin e tij në krye të ekipit nga Giuseppe Meazza.

Komento: