Lamtumirë Spalletti, Inter po e transferon trajnerin e madh

10:30 | 02 Mars 2019

Luciano Spalletti po largohet nga Interi.

Sipas ‘Tuttosport’, Luciano Spalletti do të largohet në fund të sezonit, dhe Marotta po kërkon një zëvendësim për të.

Conte është i lidhur me skuadrën nga ‘San Siro’, pas aventurës jo të mirë te Chelsea, pa harruar edhe Allegrin, i cili pëlqehet shumë nga Marotta.

Burime të medieve italiane theksojnë se ky do të jetë sezoni i fundit i Allegrit te Juventus, pavarësisht rezultateve në Ligën e Kampionëve.

Tuttosport pretendon se Interi mund t’i hap dyert për Allegrin për një sfidë të re, gjë e cila do të ishte një befasi e madhe për futbollin italian.

Komento: