Lamtumirë United, Juan Mata befason me ekipin e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lamtumirë United, Juan Mata befason me ekipin e ri

18:17 | 12 Qershor 2019

Juan Mata do të largohet nga Manchester United këtë verë.

Skuadrat nga Turqia, Galatasaray dhe Fenerbahçe janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit Juan Mata, i cili pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë kësaj vere.

Mata 31-vjeçar, në fund të këtij muaji do të jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchesterin.

Ai gjithashtu ka refuzuar kontratën e re njëvjeçare për shkak se dëshiron të vazhdoj karrierën diku tjetër.

Dy ekipet turke e shohin Matan si përforcim ideal për edicionin e ri dhe janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Spanjolli në edicionin e fundit ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në 32 ndeshje për Manchesterin. Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Chelsea e Valencia.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!