Lamtumirë Zidane, këta janë zëvendësuesit e mundshëm

14:08 | 23 Tetor 2020

Pochettino dhe Raul, zëvendësuesit e mundshëm të Zidanes te Real Madridi.

Zinedine Zidane është në rrezik të shkarkimit nga roli i trajnerit të Real Madridit, ndërsa mediat kanë filluar të zbulojnë emrat që mund ta pasojnë atë.

Mbretërit janë mposhtur në shtëpi nga Cadizi në kuadër të La Ligas, ndërsa disa ditë më vonë po ashtu si vendas u mposhtën nga Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve.

Këto dy humbje si duket kanë rënduar shumë tek drejtuesit e klubit, të cilët më nuk e shohin si të paprekshëm trajnerin francez, Zinedine Zidane.
Zidane me këto dy humbje tani e ka në rrezik punën dhe dy ndeshjet e ardhshme thuhet se janë vendimtare për ta shmangur shkarkimin.

Megjithatë, mediat spanjolle tashmë kanë filluar të zbulojnë emrat të mundshëm të trajnerëve që mund ta pasojnë francezin në Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës AS, nëse francezi duhet të zëvendësohet, ekzistojnë dy kandidatë të qartë: Raul Gonzalez, i cili tashmë është në klub si trajneri i ekipit Castilla, dhe ish-trajner i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili i përshtatet profilit të Madridit.
Nëse rezultatet e dobëta të Realit vazhdojnë dhe çojnë në një ndryshim të trajnerit, opsioni i preferuar i presidentit Florentino Perez do të ishte Raul.

Ishte pikërisht Perez ai që insistoi që legjenda e Los Blancos të kthehej në klub pas kohës së tij si ambasador i La Ligas në SH.B.A.

Komento: