Lamtumirë Zidane, Reali e emëron super trajnerin në vend të tij

11:07 | 04 Mars 2020

Real Madrid po mban sytë nga Mauricio Pochettino, si zëvendësim potencial i Zinedine Zidane gjatë verës.

Ish trajneri argjentinas i Tottenham vlerësohet lartë nga hierarkia në ‘Santiago Bernabeu’, dhe pritet të rikthehet në stol pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas ‘The Independent’, Real po kërkon të shikojë synimet e Pochettinos në lidhje me punën e tij, dhe mundësinë e zëvendësimit të mundshëm të trajnerit francez, përcjell lajmi.

Real Madrid edhe pse fitoi 2:0 ‘El Clasicon’ kundër Barcelonës dhe janë lider në La Liga, tek ‘Los Blancos’ nuk është se nuk ka pasur tensione prapa skenave.

Madrilianët kanë humbur ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, dhe mbyllja e sezonit pa trofe, mund të çojë në largimin e Zidanes.

Komento: