Lamtumirën Inter, lojtari i njohur përfundon në Kinë

18:27 | 26 July 2019

Krahas transferimeve, Inter po punon edhe në largimin e lojtarëve që nuk janë në plan të Antonio Contes.

Interi ka njoftuar se një marrëveshje e ndërsjellë e zgjidhjes së kontratës është arritur me Joao Miranda.

Miranda do të largohet nga Interi dhe do të shkojë në Jiangsu Suning.

Mbrojtësi brazilian u bashkua me Interin në 2015 dhe gjatë katër sezoneve me Nerazzurrët, ai bëri 121 paraqitje dhe shënoi një gol.

Klubi i Interit po ashtu i uroi gjitha të mirat lojtarit.

Komento: