Lamtumri Milan, lojtari i njohur po transferohet në Argjentinë

16:22 | 03 July 2020

Trajneri i Independiente, Lucas Pusineri ka konfirmuar se klubi është në bisedime me mesfushorin e Milanit, Lucas Biglia, për një transferim të lirë.

Marrëveshja aktuale e 34-vjeçarit do të skadojë në fund të sezonit, dhe ai duhet të gjejë një klub të ri, përcjellë ORAinfo.

Biglia u bashkua nga Lazio në verën e vitit 2017, por koha e tij në Milano nuk ka qenë me e mira, pasi ka pasur disa dëmtimet të cilat kanë bërë që lojtari të tregojë formë të dobët në Milan.

Shefi i klubit argjentinas, Independiente Lucas Pusineri ka konfirmuar se po bëhen bisedime për ta transferuar Biglian në Buenos Aires.

“Unë i dërgova një mesazh dhe tashmë kam filluar fjalimin tim me të”, ka thënë ai për media.

“Ne sigurisht do të flasim me njëri-tjetrin në këto ditë. Ne do të shohim se cila është ideja e tij dhe ne do të përpiqemi të zbatojmë këtë marrëveshje”, ka përfunduar Pusineri. /ORAinfo/

Komento: