Cavani mes dy klubeve spanjolle
Edinson Cavani pritet që së shpejti të bëhet me klub të ri.
Sulmuesi nga Uruguai është i lirë që nga 30 qershor i këtij viti, kur edhe i skadoi zyrtarisht kontrata me Manchester Unitedin.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Cavani do të vendosë shumë shpejt për të ardhmen e tij.
Prioritet i 35-vjeçarit është kalimi në La Liga, për të provuar veten edhe në elitën e futbollit spanjoll.
Transferimi i tij në Spanjë tani duket shumë afër, pasi Valencia dhe Real Sociedadi po përpiqen ta bindin atë. Gjithçka varet nga lojtari, teksa kushtet personale thuhet se janë duke u diskutuar tashmë.
Edinson Cavani karrierë ka bërë edhe te Danubio, Palermo, Napoli e Paris Saint-Germaini.