Platforma eKosova ka njoftuar se janë lansuar 4 shërbime nga Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit.
Lista e shërbimeve:
1.Mbështetje financiare për studentët në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë publik në Kosovë
2. Mbështetje financiare për studentët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për nivelin Bachelor 2024/2025
3. Aplikimi për mbështetje financiare për studime master jashtë Republikës së Kosovë
4. Bursa për studentët e nivelit bachelor dhe master dhe studentët me aftësi të kufizuara në Universitetet Publike të Republikës së Kosovës.