Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vitin janë duke e përmbyllur suksesshëm edhe me këtë ankand, duke shtuar ekonomia e Kosovës po rritet me ritëm më të shpejt në rajon.
Ai ka thënë se si qeveri janë të përkushtuar ndaj parimit të drejtësisë në ekonomi dhe në mjedis.
“Këtë vit jashtëzakonisht të suksesshëm për sektorin e energjisë po e përmbyllim edhe me një sukses me hapjen e ankandit të parë të erës prej 100 MW në Kosovë. Ekonomia jonë po rritet me ritëm më të shpejt në rajon. Kemi rritje të burto produktit vendor me 6,36 mesatarisht në tri vitet e fundit. Kemi dyfishim të eksporteve dhe dyfishime të investimeve të huaja direkte. Sipas këtij parimi jemi të sigurt që qytetarët janë pjesë e politikave tona. Sulmi në Ibër Lepenc na bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptim energjetik. Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtërtrishme, energji të ripërtriitshme të diellit. Deri vitin 2031 jemi zotuar që të arrijmë 1600 MGË nga burimet e ripërteritshme të energjisë”, tha kryeministri Kurti.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky projekt është i rëndësishëm për gjenerim dhe ekonominë e vendit.
“Është një ditë e rëndësishme që këtë vit po e përmbyllim me hapin e radhës, suksesin e radhës. Ky projekt është i rëndësishëm për gjenerim dhe ekonomin e vendit. Si Kosova jemi me fat që ka një potencial për këtë. Sot po e lansojmë fazën e para kualifikimit, kemi përpara një garë dhe zotohemi që do ta udhëheqim në mënyrë transparente ku fituesi me i madh do të jetë qytetari”, ka thënë ajo./Gazeta10