Lansohet Programi për Shkollat e Shekullit 21 në Ballkanin Perëndimor

14:22 | 12 March 2019

Ministri i Arsimit, Shkencën dhe Tekonologjisë, Shyqiri Bytyqi ka bërë të ditur se është lansuar Programi për Shkollat e Shekullit 21 në Ballkanin Perëndimor.

Ky lansim u bë bashkë me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ruari O’Connell dhe drejtorin e Edukimit për Evropën në British Council, z. Richard Everitt, shkruan ORAinfo.

Programi në fjalë ka për qëllim rritjen e perspektivës për punësim dhe përmirësimin e praktikave në klasë.

” Patëm kënaqësinë që fillimisht të qëndrojmë në vendin ku kanë prezantuar klubet koduese, e më pas takuam ekipet dhe mësimdhënësit e tyre për të mësuar më shumë për projektet dhe përvojën e tyre me micro;bit, ndërsa kanë dëgjuam edhe prezantimin e shkollave pjesëmarrëse në fazën pilot të Programit gjatë vitit 2018.”- tha Ministri Bytyqi.

Bytyqi ndër të tjera shtoi se ministria që ai e udhëheqë është shumë e angazhuar në këtë projekt bashkë me British Council, në mënyrë që projekti të jetë i suksesshëm përgjatë tri viteve që do të zbatohet në shkollat e Kosovës./ORAinfo/

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e tij:

Bashkë me shkelqësinë e tij, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ruari O’Connell dhe drejtorin e Edukimit për Evropën në British Council, z. Richard Everitt, lansuam Programin për Shkollat e Shekullit 21 në Ballkanin Perëndimor, i cili ka për qëllim rritjen e perspektivës për punësim dhe përmirësimin e praktikave në klasë.

Patëm kënaqësinë që fillimisht të qëndrojmë në vendin ku kanë prezantuar klubet koduese, e më pas takuam ekipet dhe mësimdhënësit e tyre për të mësuar më shumë për projektet dhe përvojën e tyre me micro;bit, ndërsa kanë dëgjuam edhe prezantimin e shkollave pjesëmarrëse në fazën pilot të Programit gjatë vitit 2018.

Me këtë rast theksova se, ky është një projekt me rëndësi të madhe për sistemin arsimor dhe falënderova Britaninë e Madhe për këtë mundësi që po ua jep nxënësve tanë.

Ne themi me mburrje se në Kosovë e kemi një pasuri të madhe dhe kjo është rinia jonë. Por, kësaj rinie ne duhet t’i ofrojmë mundësi që t’i pajisim me shkathtësi të nevojshme dhe konsideroj se shkathtësitë që po iu ofrohen me këtë projekt janë mundësia më e mirë që të rinjtë tanë të përgatiten jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe për të ardhmen e vendit tonë.

MAShT është shumë e angazhuar në këtë projekt bashkë me British Council, në mënyrë që projekti të jetë i suksesshëm përgjatë tri viteve që do të zbatohet në shkollat e Kosovës, por bashkë me ekspertët po shqyrtohet mundësia që kjo pjesë të futet edhe në kurrikulë të klasës së tetë, pra të jetë një projekt i vazhdueshëm që do t’iu ofrojë këtë mundësi nxënësve për përgatitjen e tyre.

Programi “Shkollat e shekullit 21 është një program edukativ, në vlerë prej 10 milion funtave, i cili është dizajnuar nga British Council dhe është financuar nga Qeveria e Britanisë. Programi do t’iu ofrojë mbi 1 milion nxënësve të moshës 10-15 vjet nga Balkani Perëndimor shkathtësi në mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim.

Komento: