Lansohet Programi për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës

12:18 | 10 Nëntor 2023
lansohet-programi-per-zbatimin-e-ligjit-per-mbrojtjen-e-femijes

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) kanë publikuar Programin për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Nga të pranishmit u tha se qëllimi i programit është fuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve për mbrojtjen e fëmijës në nivel komunal dhe qendror për të zbatuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme.

Madje u tha se modulet dhe përmbajtja, janë një aset edukativ i munguar në fushën e mbrojtjes së fëmijës, veçanërisht në lidhje me Ligjin e Mbrojtjen e Fëmijës, që është i pari i këtij lloji në Kosovë, dhe i cili sjell shumë risi, dhe aspekte që kërkojnë vëmendjen e shtuar dhe koordinimin institucional për zbatimin e tij në praktikë.

Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, tha se Programi është një dokument tepër i rëndësishëm, duke shtuar se Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve është punë e përbashkët e institucioneve dhe shoqërisë civile, raporton eo.

Ai tha se fokusi ka qenë kompletimi i kornizës ligjore, duke shtuar se Zyra e Kryeministrit do të vahzdojë me fushat në mënyrë që të respektohen të drejtat e fëmijëve.

“Është një dokument tepër i rëndësishëm, është një punë e përbashkët institucioneve e shoqërisë civile dhe që korrespondon direkt me një nga komponentët më të rëndësishme në zbatimin e ligjit. Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka hyrë në fuqi në vitin 2019 që nga koha që ka hyrë në fuqi institucionet tona në nivel qendror dhe lokal janë mobilizuar”.

“Fokusi jonë kryesor ka qenë në kompletimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e fëmijës. Kompletimi i kornizës ligjore ka të bëjë me aktet nën ligjore, është një gamë shumë e madhe që buron nga Ligji për Mbrojtën e Fëmijës. Deri më tani ka pas një progres të mirë, të dëshirueshme. Deri më tani kemi krijuar progres në kompletimin e kësaj kornize ligjore sepse ideja ka qenë që të harmonizohen mes veti të mos  bëjnë veprime të ngutshme”.

Komento: