Lansohet projekti E-Twinning, mundësohet bashkëpunimi me sistemet arsimore në 40 shtete të Evropës

13:50 | 18 Qershor 2024
lansohet-projekti-e-twinning,-mundesohet-bashkepunimi-me-sistemet-arsimore-ne-40-shtete-te-evropes

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Madsen kanë bërë lansimin e projektit e-Twinning, që i mundëson sistemit arsimor në Kosovë, të bashkëpunojë me sistemet arsimore në 40 shtete të Evropës, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisw dhe Inovacionit, Arberie Nagavci, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke thënë se përmes këtij projekti, bëhet promovimi i mësimit të bazuar në projekte dhe qytetarinë digjitale duke mundësuar të zhvillohen aftësitë digjitale në gjeneratat e reja.

“Jemi bashkë për të lansuar zyrtarisht projektin E-Twinning, pasi që këtë vit jemi bashkuar komunitetit të E-twinning, platformë kjo online që mundëson bashkëpunimin e mësuesve, nxënësve dhe stafit të shkollave nga vende të ndryshme dhe Kosova për herë të parë po bëhet pjesë e platformës me më shumë së 40 shteteve të cilat tashmë kanë qasje por edhe mundësi të bashkëpunimit. kjo është bërë e mundur përmes bashkëpunimit të MASHTI-t si bashkfinancuese me Komisionin Evropian duke ofruar mundësi për bashkëpunim me shkollat e 40 shteteve”, tha Nagavci.

Ajo ka falënderuar të gjithë zyrtarët e BE-së, të cilat ndihmuan në punën e përbashkët që të ofrojnë mundësi për shkollat e Kosovës.

“Po e fillojmë për herë të parë në Kosovë që këto mundësi që ofrohen në programin Erasmus+ ti zhvillojmë edhe në arsimin parauniversitar në të gjitha nivelet. që nga viti 2015 Erasmus ka qenë programi më i madh evropian i cili ka hapur dyert për mundësi të panumërta në fushën e bashkëpunimit në mes të institucioneve tona, organizata ndërkombëtare dhe vendore në arsimin e lartë dhe profesional e tani po e krijon këtë mundësi edhe për arsimin parauniversitar. Kosova është me fat që është pjesë e këtyre skemave por njëkohësiht edhe evropianët e rinj të Kosovës, djem vajzat tona e meritojnë te jenë në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre evropianët e vendeve të ndryshme për të bashkëpunuar, ndarë dijet por edhe rezultatet, para pak muajve bashkë me zotin Madsen në këtë sallë i prezantuam arritjet e programit Erasmus+ në Kosovë me fokus përfshirjen sociale e cila është pjesë e pandashme e projekteve tona qeveritare dhe në atë kohë prezantuam që sivjet numri i përfituesve nga Kosova është më i arrituri ndonjëherë sikurse edhe përfitimet e shndërrua në aspektin financiar”, theksoi ajo.

Nga fillimi i këtij viti Kosova i është bashkuar projektit të E-twining përmes projektit të zyrës mbështetëse kombëtare për E-twinning në Kosovë.

E përfaqësuesi i zyrës së BE në Kosovë Johannes Madsen, shprehu kënaqësinë e tij për inaugurimin e një projekti te tillë në Kosovë, sikurse E-twinnig.

“E konsideroj këtë iniciativë si gurthemel shumë të rëndësishëm për rrugëtimin e afrimit të shkollave të BE-së dhe do i pasuroj përvojat edukative të mësimdhënësve. Programi është financuar nga erasmus plus në bashkëpunim më MASHTI-n. Ky program ofron platfromë digjitale për stafin për të bashkëpunuar me shkollat e vendeve evropiane duke i ndarë edhe përvojat e tyre në rrugëtim. E-twinnig përdorë pushtetin e teknologjisë për t’i ndërlidh”, tha ai.

Të pranishëm në këtë lansim ishin edhe Përfaqësues të departamenteve komunale të arsimit.

Komento: