Kryeministri Kurti merr pjesë në lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për lindjen e fëmijës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë sot në lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës. Kjo iniciativë, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatohet nga GIZ dhe ka për qëllim lehtësimin e qasjes në dokumentacionin dhe shërbimet e nevojshme për prindërit e rinj.
Ngjarja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në ora 09:30 ku në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Me këtë projekt synohet thjeshtësimi i procedurave administrative për regjistrimin e lindjeve dhe qasja më e lehtë në shërbimet publike për qytetarët e Kosovës.